Ulet numri i lindjeve në Elbasan, faktorë emigracioni, gjendja ekonomike e karriera

22 Prill 2023 | 17:12

Në bazë të disa raporteve të publikuara sëfundmi sa i takon numrit të lindshmërisë në vend duket se është ulur ndjeshëm. Shkak janë bërë emigracioni, planifikimi familjarë apo gjendja ekonomike.

Referuar të dhënave të INSTAT lindjet në 3-mujorin e tretë 2022 ishin 6.172 bebe në rang vendi, duke shënuar një rënie me 19,6%, krahasuar me tremujorin e tretë 2021. Çiftet e reja po zgjedhin që ta shtyjnë sa më shumë kohën për të sjellë në jetë një fëmijë.

Sipas gjinekologes Albana Oga ka një sërë faktorësh që ndikojnë në uljen e lindshmërisë.

“Ka vite që ka filluar rënia e lindshmërisë dhe kjo vjen për shumë arsye, emigracioni ka ndikuar emigrimi i të rinjve jashtë ka bërë që të kemi nje ulje të lindjeve, përvec ksaj është edhe faktorë të tjerë social është rritur mosha në të cilën fillojnë femrat apo ciftet të kenë një familje kjo qoftë për arsye ekonomike apo edhe karriere”, tha Oga.

Edhe planifikimi familjar duket se është bërë një nga arsyet pse lindjet e fëmijeve janë në rënie.

“Gjithashtu është planifikimi familjar, pra ciftet janë më të ndërgjesgjshëm dhe më te informuar rreth metodave kontraceptive apo metodave të tjera të planifikimit familjar kjo është arsyeja e uljes së numrit krahas pastaj edhe patologjive që mund të cojnë edhe në fertilitet’, vijoi Oga.

Për sa i përket infertilitetit duket se kemi një ndarje të barabartë mes meshkujve dhe femrave të cilet nuk kanë mundësi të krijojne një familje. Të gjitha këto faktorë ndikojnë në uljen e numrit të lindshmërisë.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026