Ministrja serbe refuzon Cakaj si “Qytetar Nderi” i Bujanocit: Akuzoi Serbinë për krime lufte

26 Nëntor 2020 | 19:58

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal, Marija Obradoviç duke folur në parlamentin serb ka komentuar propozimin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, që ministri Gent Cakaj të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë njofton se ministrja Obradoviç ka refuzuar të nënshkruajë një vendim të tillë për ministrin Gent Cakaj, pasi sipas saj, ky i fundit ka akuzuar Serbinë për krime të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Por, unë sot kam nënshkruar vendimin me të cilin refuzohet, propozimi i Kuvendit Komunal të Bujanocit, që Ministri shqiptar, Gent Cakaj, të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit. Ministri Gent Cakaj, ka deklaruar se gjatë luftës në Kosovë, Serbia është përgjegjëse për vrasjen e mijëra shqiptarëve, për depërtimin e miliona shqiptarëve dhe djegien e mijëra shtëpive”,  ka deklaruar ministrja Obradoviç.

Ministri në detyrë i Evropës dhe Punëve të Jashtme është angazhuar në bashkimin e partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës në zgjedhjet e 21 qershorit në Serbi. 

Pak ditë më parë, me një deklaratë të përbashkët Shqipëria dhe Kosova kanë akuzuar Serbinë për fshirje të adresave të shqiptarëve që jetojnë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Dy ministrat e Jashtëm Gent Cakaj dhe Meliza Haradinaj-Stublla i bënë thirrje institucioneve ndërkombëtare të ndërhyjnë për të ndalur këtë veprim të papranueshme të Serbisë.

Lexoni gjithashtu: 

Shqipëria dhe Kosova dënojnë aktin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026