Dështon seanca e parë në themel për inceneratorin e Fierit
Ka dështuar seanca e parë në themel për inceneratorin e Fierit, ku një nga shkaqet ishte mungesa e avokatit të Arenc Myrtezanit, pronar i një kompanie fiktive sipas SPAK, që ndodhet në kërkim.
Gjithashtu, Gjykata e Posaçme evidentoi problematikat sa i përket palëve të akuzura që në këtë proces po gjykohen në mungesë.
Bëhet me dije se seanca e radhës pritet të mbahet më 2 maj ora 10:00.
Në lidhje me inceneratorin e Fierit, SPAK akuzon 16 persona të tjerë, zyrtarë dhe drejtues të kompanive të lidhura me inceneratorin e Fierit për vepra penale që lidhen me ndërtimin e këtij objekti. Anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, Sabina Cenameri, Florjan Muçaj, Azem Shateri dhe Erjon Murataj akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, ndërsa supervizori Arben Dervishaj akuzohet edhe për “Korrupsion pasiv”.
Ndërkohë, drejtues dhe administratorë të “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k.,“Integrated Technology Service” sh.p.k. dhe disa kompanive fiktive akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, “Mashtrimi me pasoja të rënda”, dhe pastrim parash. Në listë janë Arenc Myrtezani, Loran Dusha, Giuseppe Ciaffaglione, Arjola Kodra, Arbër Denizi, Juri Ymeraj, Silvestër Driza dhe drejtues të kompanive të dyshuara fiktive Regan Merdani, Robert Shabani, Enver Sheshi e Gentian Zifla.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut