“Pa shkuar te paga minimale 60 mijë lekë nuk flemë gjumë”, Rama takim me bizneset
Kreu i qeverisë, Edi Rama zhvilloi të hënën një takim me përfaqësuesit e biznesit në Durrësit, ku theksoi se rritja e pagës është domosdoshmëri për të mbajtur forcën punëtore.
Rama tha se brenda mandatit të tretë paga minimale do shkojë në 45 mijë, lekë ndërsa objektivi është që të shkohet në pagën minimale 60 mijë lekë.
Teksa theksoi se qeveria nuk mund të detyrojë bizneset private të rrisin pagat, Rama u shpreh se qeveria ka në dorë masa të tjera shtrënguese për të penalizuar bizneset që nuk paguajnë në mënyrë dinjitoze punonjësit.
“Jemi të tretët në rajon për pagën minimale, do e çojmë 45 mijë lekë brenda mandatit dhe nuk flemë gjumë pa e çuar në 60 mijë. Ne nuk e imponojmë dot biznesin për pagat, por ne nuk do iu japim asnjë leje ndërtimi kompanive që nuk u japin paga jo dinjitoze punonjësve siç i ka tregu që e njohim. Nuk do t’i fusim në asnjë tender”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit