Ndalimi i muzikës| Unioni i operatoreve turistikë: Të huajt nuk e duan zhurmën
Operatoret turistikë janë skeptik për sa i përket vendimit të qeverisë të dhënë mbi ndalimin e muzikës pas orës 12, janë të shqetësuar që historia e viteve të kaluara do të përsëritet.
Por si do të veproj ky ligj kësaj here, a do të ketë përjashtim për sa i përket zonave që janë larg qendrave të banuara?
Rrahman Kasa nga Unioni i Operatoreve Turistik thotë se një vendim i tillë nuk do të ketë impakt tek turistët e huaj, pasi këta të fundit kur vijnë në Shqipëri kërkojnë qetësinë.
“Turistët e huaj nuk është se kanë ndonjë preferencë të madhe për muzikën e zhurmshme që bëjnë hotelet tona. Duke qenë se hotelet janë pothuajse të kontraktuar me turist të huaj nuk kanë, nuk do ketë ndonjë impakt pasi këto turistë nuk është se e pëlqejnë muzikën e lartë dhe muzikën e tipit të zgjatur,” – u shpreh ai.
Megjithatë, Kasa shton se muzika edhe pas mesnatës do të ketë vende të posaçme, larg zonave që frekuentohen nga turistët familjarë.
“Muzika nuk ndalohet në të gjitha subjektet, në të gjitha destinacionet, muzikë do të jetë, por në ato vende ku ka më pak familja. Do të jenë vende të përcaktuara ku do të jetë kjo muzikë do të jetë non-stop gjithë natën, siç ndodh dhe në shumë vende të tjera të Europës dhe të botës dhe do të plotësojnë kriteret për të pasur një muzikë të tillë, pra do të kenë izolim nga zhurma që mos të shqetësoj pjesën tjetër të pushuesve se në fund të fundit në qoftë se ti do të kënaqësh 30 vetë dhe të mërzisësh 100 vetë prapë nuk besoj që ka një arsyetim logjik,” – tha Kasa.
Sipas një studimi të kryer nga INSTAT mbi kuotat e netëqëndrimeve në strukturat e hotelerisë dhe akomodimit, kemi një rritje të përgjithshme prej 27% krahasuar me vitin e kaluar, nga të cilët 66% janë të huaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit