E rëndë| 30-vjeçari shqiptar lihet i plagosur me thikë në urgjencë, ndërron jetë

25 Prill 2023 | 11:30

Një 30-vjeçar shqiptar në Spanjë ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit Josep Trueta në Girona, pas një plagosjeje me thikë. 30-vjeçari i plagosur u braktis nga një automjet në dyert e urgjencës së spitalit të dielën, por fatkeqësisht nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.

Hetuesit kanë arritur të identifikojnë viktimën, i cili ishte pa dokumente, pasi kanë gjetur targën e makinës me të cilën ai ka mbërritur në spital.

Falë kamerave të spitalit është bërë i mundur identifikimi dhe lokalizimi i personit që shoqëroi në spital shqiptarin.

Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit të jetës së viktimës për të zbuluar dinamikën e vrasjes dhe personin që e qëlloi me thikë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës shtatë të mëngjesit të së dielës, kur një automjet ka ndaluar në derën e emergjencës së qendrës shëndetësore. Një infermiere dhe një mjek nga shërbimi ndihmuan për të nxjerrë burrin nga makina. Sipas burimeve në qendër, mjekët u përpoqën ta shpëtonin, por pa sukses.

Pamjet bënë të mundur që agjentët të identifikonin përmes targës personin që e solli në spital, një tjetër shtetas shqiptar, banues në jug të Kosta Bravës.

Pas marrjes së deklaratës së tij mesditën e të hënës, grupi hetimor mundi të zbulojë identitetin e viktimës dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026