Buxheti i Tiranës 2020, Veliaj: Më i madhi i shekullit. Tek teatri, e njëjta strategji si Unaza e Re

26 Dhjetor 2019 | 14:31

Buxheti i vitit 2020 për Bashkinë e Tiranës do të jetë më i larti në historinë e saj. Këtë e bëri të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj, në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak.

Teksa bëri një prezantim të prioriteteve të Bashkisë Tiranë për vitin e ardhshëm, Veliaj u shpreh se çështja e Unazës së Re do të marrë zgjidhje brenda 2020-s.

“Buxheti përkon me 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, ishte një vit plot me sfida, që nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit që nuk do harrohet. Por falë forcës që na mban të bashkuar, dashurisë ne mundën t’ia dilnim”, – tha kryebashkiaku  

Duke premtuar se Teatri i Ri kombëtar do të ndërtohet brenda këtij viti, Veliaj tha se do të zbatohet e njëjta strategji si me unazën e re.

“Ka ardhur koha t’i çojmë në fund projektet e nisura. Teatri, Lana, Unaza e Re do marrin udhë me këtë buxhet, por për çdo projekt të madh kemi parë të ngrihen çeta me individë që kundërshtojnë me zhurmë  të madhe. Është e njëjta skenë dhe skenar. Por askush nuk d të guxojë ta ndalë orën e Tiranës. Sot dua ta bëj të qartë se çdokush që do ndalë zhvillimin, do të ketë fatin dhe përfundimin e asaj që ndodhi pak ditë më parë tek Astiri”, – tha Veliaj.

Prioritete të tjera për vitin 2020 sipas kreut të bashkisë janë edhe rijetëzimi i piramidës dhe kthimi i saj në një qendër të teknologjisë dhe inovacionit, rehabilitimi i kopshtit zoologjik dhe atij botanik, rikonstruksioni i konvikteve në Qytetin Studenti, zgjerimi i lumit Lana, zona e lirë ekonomike në Kashar, pylli orbital dhe projekti i 100 lagjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026