Ruçi thirrje autoriteteve ligjzbatuese të mos tolerojnë dhunën ndaj grave
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u bëri thirrje autoriteteve ligjzbatuese që të mos bëjnë tolerime kur bëhet fjalë për të akuzuarit për dhunë në familje dhe dhunë ndaj grave.
Përmes një letre publike, Ruçi u është drejtuar kryetarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Ruçi pranon se dhuna ndaj grave është prirje që shqetëson gjithë botën, mirëpo thekson se parandalimi dhe ndëshkimi i kësaj prirjeje “është parakusht për një zhvillim të qëndrueshëm, të barasvlershëm dhe përfshirës”.
“Kuvendi,” – thotë Ruçi, – “vëren se sistemi i drejtësisë (policia, prokuroria, gjykatat, shërbimet sociale në sistemin e drejtësisë penale) nuk ka qenë efektiv sa duhet lidhur me hetimin dhe shqyrtimin e rasteve të dhunës në familje dhe të zbatimit të drejtë të dispozitave ligjore të Kodit Penal për dënimin e dhunuesve dhe ofrimin e shërbimeve për viktimat”.
Kryetari i Kuvendit thotë se në tërësi qasja ka qenë me prirje pozitive, mirëpo ai thekson se “gjykatat duhet të jenë në një linjë me qëndrimin e vendosur të ligjvënësit kundër dhunës dhe të ofrojnë një reagim të fuqishëm, duke përfshirë edhe ndëshkimet”.
Ruçi kërkon më shumë shpejtësi dhe respektim të afateve të proceseve gjyqësore, çka do të shtonte besimin e qytetarëve për të raportuar dhe pritur drejtësinë.
“Kërkoj nga ana juaj të merrni masat e nevojshme për zbatimin rigoroz të dispozitave të Kodit Penal mbi dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave.”, thuhet ndër të tjera në letrën e z. Ruçi.
Letra e Ruçit vjen në kuadër të fushatës 16-ditore të aktivizimit kundër dhunës me baza gjinore dhe pak ditë pas Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni