EMRI| I shpallur në kërkim për “Trafikim të miturish”, arrestohet 55-vjeçari
Policia greke ka arrestuar për llogari të homologëve shqiptarë, 55-vjeçarin Kujtim Demiri, një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikimin e të miturve.
55-vjeçari u arrestua në Athinë si pasojë e një operacioni mes policisë së Tiranës Tiranë, Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore greke.
Shtetasi Kujtim Demiri ka kaluar në mënyrë të paligjshme, nga Shqipëria për në Greqi, një shtetas të mitur dhe nëpërmjet dhunës e ka detyruar atë që të lypë, përreth 1 vit.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Krimeve të Rënda, në vitin 2010, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”, kryer në bashkëpunim.
Bëhet me dije se po vijojnë procedurat që do të bëjnë të mundur ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania