Bejko prezanton programin për Bujqësinë: Do të hapim 5 tregje të reja në Tiranë
26 Prill 2023 |
13:51
Kandidati i PD, Bejko: do të hapim 5 tregje të reja në hyrjet e Tiranës. Do ndërtojmë 250 km rrugë në zonat rurale për ti lidhur me Tiranën.
Në prani të ekspertëve të bujqësisë dhe mjedisit, kandidati i PD për bashkinë e Tiranës prezantoi programin për Bujqësinë dhe Mjedisin. Bejko prezantoi 5 pikat kryesore të programit për të ringritur bujqësinë. Pikat kryesore sipas tij:
- Vendosja në funksionim të plotë i të gjithë rrjetit ujitës që shtrihet në territorin e zonave rurale të Bashkisë Tiranë dhe që është në administrim nga kjo bashki. Përgjatë katër viteve e gjithë sipërfaqja e tokës bujqësore do të ketë mundësi ujitje të plotë.
- Rehabilitimi progresiv i rrugëve rurale në të cilat nuk ka patur ndërhyrje në vitet e fundit, gjithsej rreth 250 km, duke garantuar daljen në treg për të gjithë familjet fermere. Ndërtimi i së paku pesë tregjeve të produkteve bujqësore në pikat hyrëse të qytetit të cilat do të kenë vend specifik për fermerët e Malësisë së Tiranës, zonës së Kamzës, zonës së Baldushkut dhe Ibës, zonës së Arbanës dhe Selitës.
- Mbështetje financiare për të gjitha iniciativat që synojnë standardizimin cilësor dhe certifikimin e produkteve vendore, paketimin e tyre dhe ngritjen e aktiviteteve industriale të lehta.
Eksperti i njohur i mjedisit Ramiz Metaliaj tha se Tirana ka një ndotje ndër më të lartat në Bashkimin Europian, ndërsa mungon uji i pijshëm 24 orë. Prandaj ai propozoi pika konkrete që lidhen me ndërtimin e 3 parqeve të gjelbra në Kashar, Mullet dhe Paskuqan, dhe kushtëzimin e lejeve të ndërtimitm.
LEXO GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje