Qëllon me dorezë në kokë 30-vjeçarin, arrestohet i riu në Pogradec

26 Prill 2023 | 14:53

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit, pasi ka goditur me një përforcues grushti një 30-vjeçar me të cilin pati konflikt pas një debati për motive të dobëta.

30-vjeçari mori dëmtime në kokë dhe u transportua drejt spitalit për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë që gjatë  kontrolleve në banesën e agresorit u gjet një thikë dhe një sasi e vogël më lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin O. L., 21 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar në kokë, me një përforcues grushti, një 30-vjeçar. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, iu gjet një thikë dhe një sasi e vogël më lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me përforcuesin e grushtit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026