Berisha dënon dhunën në Patos: Pas 14 majit Rama s’ka opsion, të dorëzojë pushtetin

26 Prill 2023 | 15:59

Sali Berisha ka reaguar shumë ashpër për rastin e dhunës ndaj një qytetari në Patos që denoncoi se ishte sulmuar nga zyrtarë lokal të Partisë Socialiste.

Për kreun e Rithemelimit në PD, ky është një akt i rëndë, dëshmi flagrante e përdorimit të makinerisë shtetërore si makineri dhune ndaj qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 14 majit.

“Falangat e krimit elektoral të administratës së narkoshtetit kanë dhunuar fizikisht, keqtrajtuar kafshërisht qytetarin Bato Dalipaj, sepse kanë dashur t’i imponojnë me detyrim paraqitjen e listës së votuesve të cilën ai duhet të kompromentonte për PS. Dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të Petrit Pëllumbit, drejtorit të ndërmarrjes komunale të Bashkisë Patos, ndaj punonjësit, Bato Dalipaj. Ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë, një dëshmi flagrante të përdorimit të makinerisë shtetërore, si makineri dhune terrori ndaj qytetarëve dhe votës së tyre të lirë,”-tha Sali Berisha, kryetar i rithemelimit në PD.

Berisha i ktheu përgjigje edhe deklaratave të kryeministrit Rama se pas 14 majit nuk do të ketë bashkëpunim me ata kryetar bashkish që do të përfaqësojnë koalicionin “bashkë fitojmë”.

 “Të garantoj që pas 14 majit, Rama në këtë rast po thotë të vërtetën. Se pas 14 majit nuk do t’i mbetet kohë Ramës të bashkëpunojë me njeri, përveçse të dorëzojë pushtetin dhe të shikojë punën e tij. Ky është fundi, Rama po e ndien po e kupton”,-tha tha Sali Berisha, kryetar i rithemelimit në PD.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026