Policia drejt zbardhjes së vrasjes së Nikulaj, gjenden rrobat e ekzekutorit
Euronews Albania mëson se policia ka gjetur disa rroba në një banësë të braktisur në Gjadër që dyshohet se i përkasin autorit që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj.
Autori ka qëndruar disa kohë tek banesa ku dhe dyshohet se ka pritur lëvizjet e anglezit për të marrë sinjalin për të ekzekutuar Nikulajn.
Dyshohet se shtetasi anglez ka pasur akses te kamerat e sigurisë.
Autoritetet besojnë se shkak i kësaj ngjarje është gjakmarrja, ndërkohë që janë shpallur në kërkim ndërkombëtare 5 persona.
Në orët në vijim pritet që të ketë një deklaratë zyrtare nga Drejtoria Vendore e Lezhës në lidhje me ktë ngjarje.
Si informator i mundshëm i vrasësit është dhe një shtetas anglez, i cili ndodhej në ambientet e lokal “Coral” kur u ekzekutua biznesmeni.
Shtetasi anglez ndodhej prej 5 ditësh në Shëngjin dhe është larguar direkt pas vrasjes. Ai përdori dy taksi për të shkuar në aeroportin e Rinasit, fillimisht mori taksinë e parë nga Shëngjini në Fushë-Krujë dhe taksinë e dytë nga Fushë Kruja në Rinas.
Në dëshminë e dhënë përpara grupit hetimor, pronari i hotelit në Shëngjin, ku qëndroi shtetasi anglez, ka thënë se pas ngjarjes ai është larguar menjëherë i shqetësuar dhe ka thënë se nuk do të kthehet më kurrë në Shqipëri.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta