Kapet me 85 kilogramë kokainë, arrestohet 21-vjeçari në Itali

26 Prill 2023 | 17:57

Një shtetas shqiptar u kap duke ngarkuar një sasi droge në një kontejner në portin Vado Ligure në Itali.

Policia arrestoi 21-vjeçarin dhe e dërgoi në burgun Marassi në Genova. Bëhet fjalë për rreth 85 kilogramë kokainë, të ndarë në 75 pako që i është vënë në dispozicion Autoritetit Gjyqësor.

Në momentin e arrestimit shtetasit shqiptar iu gjet një celular dhe pajisje të ndryshme të përshtatshme për hapjen e kontejnerit.

Që nga fillimi i vitit 2023, më shumë se 250 kilogramë kokainë janë sekuestruar falë aktivitetit të përbashkët të zyrtarëve doganorë dhe ushtrisë së Guardia di Finanza, të cilët bashkëpunojnë vazhdimisht përmes një shkëmbimi informacioni që është thelbësor brenda portit të pellgut të Savona- Vado Ligure, trafiku i të cilit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, është rritur me 20%, kusht që ka rritur kontrollet doganore të këtij lloji me 30%.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
13:38 | 21/07/2026

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është gati të vendosë tarifa të reja për dhjetëra vende që këtë javë, raportoi të martën Financial Times, ndërsa tarifa...
12:41 | 21/07/2026