Qafoku: Futbollistët serbë janë talente, shqiptarët nuk janë në nivelet e tyre

27 Prill 2023 | 08:46

Një skandal është shënuar në ndeshjen e dy ditëve më parë në kampionatin holandez mes skuadrave të Twentes dhe Sparta Rotterdamit ku është shpalosur një flamur i hartës së Kosovës të mbuluar me flamurin serb.

Gazetari Roland Qafoku tha në emisionin GoodMorning Albanians se sporti dhe arti ,por veçanërisht sporti në Ballkan është industria më e madhe e të ardhurave.

Sipas tij, Serbia ka talentet më të mëdhenj të futbollit në kontinent dhe shumë më tepër kapacitet se Shqipëria dhe Kosova.

“Sot gati nuk ka klub elitar në Evropë në Superligat e Evropës që mos të ketë më shumë se 2 futbollistë serbë. Madje edhe në kombëtare të tjera ka futbollistë me origjinë serbe. Ne kemi futbollistë të talentuar, por nuk mund të themi se i kemi më të mirë se Serbia, të rrimë me këmbë në tokë. Vadil Vokrri luante me Partizanin e Beogradit në vitet ‘80, por ne sot nuk kemi nxjerrë talente si Serbia”, tha Qafoku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Kosova është Serbi! Skandali në futbollin holandez sjell zemërim mes shqiptarëve…

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024