Iu publikuan fotot si vrasësi i Nikulaj, gazetari: Ja çfarë tha portugezi në Tik Tok

28 Prill 2023 | 11:44

Gazetari Dritan Laçi i ftuar në Euronews Albania tha se kjo është hera e tretë që ka një përfshirje të të huajve në ngjarje të tilla. Gjithashtu ai ka komentuar edhe një deklaratë që i akuzuari për vrasjen e Nikulaj, portugezi Ruben Saraiva ka bërë duke mohuar vrasjen.

Sipas Laçit, deklarata e tij duhet marrë me rezerva pasi profili i tij duket se është hapur vetëm në orët e fundit.

“Grupet kriminale në Shqipëri në ngjarje të tilla zakonisht përdorin vrasës me pagesë që janë brenda në Shqipëri kurse në rastin konkret kemi 5 të huaj, 3 të huaj që kanë ardhur në fillim të muajit dhe kanë ndejtur pak ditë, ndërsa dy të tjerët kanë ikur pak orë pas vrasjes.

Këta të huaj nuk kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në Shqipëri dhe roli i tre të dyshuarve të parë është pak i çuditshëm. Ky është rasti i trettë i njohur i madh që kemi përfshirjen e shtetasve të huaj në ngjarjen e tilla. Kemi rastin e një ngjarje shumë të rëndë të një shtetasi italian, i cili u vra në bulevardin “Zogu i I”, dhe rastin e një shtetasi grek që u vra në sheshin “Nënë Tereza”.

Por një lajmi i fundit, thotë se Ruben Saraiva është, bërë i gjallë, është shfaqur në Tik Tok dhe ka thënë që nuk është personi që ka kryer vrasjen dhe i është lutur mediave shqiptare  të jetë e kujdesshme në një rast të tillë dhe ka hedhur edhe video duke bërë vrap. Por duhet marrë me rezerva se profili duket se është hapur në orët e fundit ndaj duhet patur kujdes me këtë pjesë”,-tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026