Dhunimi i varreve të Haklajve, e motra: Edhe të vdekur ua kanë frikën mos po çoheni

28 Prill 2023 | 15:17

Varret e vëllezërve Haklaj në Tropojë, janë dëmtuar sërish, ku nga fotot e publikuara më i shkatërruar shihet varri i Fatmir Haklaj.

Në lidhje me aktin e kryer dy ditë më parë ka reaguar dhe vetë motra e vëllezërve Haklaj, Aishe Haklaj, e cila përmes një postimi në rrjete sociale thotë se edhe të vdekur kundërshtarët kanë frikë se mos vëllezërit e saj çohen prej varrit.

“Ju po ngeleni tan kohën në kodër te varrezat tona se edhe të vdekur ua keni frikën a mos po çohen. Na e kena ditë se do ti prishni dhe me qellim i kena punue me ditë të saktë kush merret me këto pune. Hajrin ia pafshi punes”, shkruan ajo në faqen Haklajt e Tropojës.

Kujtojmë se ditën e sotme Aishe Haklaj, ishte e pranishme në ambientet e SPAK, ku u mor në pyetje si kallëzuese për padinë e bërë ndaj ish-kryeministri Berisha, si i përfshirë në vrasjen e vëllezërve të saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026