Mungesa e koshave të mbeturinave, banorët e Shushicës ankohen
Mungesa e koshave të mbeturinave në zonën e Hajdaranit e bën të pamundur mbledhjen e plehrave për banorët.
Ata shprehen se makina që merret me mbledhjen dhe pastrimin e tyre vjen vetëm 4 herë në muaj. Prezenca e tyre për një kohë të gjatë, rrit edhe rrezikun për sëmundje.
“Erdhën, i paguanim vetë ne, tani nuk kanë ardhur më. Kanë vënë një kazan atje në fund dhe s’ka, një është vënë atje poshtë dhe gjithë lagjja një kazan,” – tha një banore.
“Makinat duhet të vijnë të paktën një herë në tre ditë, në ditën e ditë grumbullohen plehrat,” – u shpreh një zotëri.
Një pjesë e banorëve të Hajdaranit detyrohen të japin lekë që makinat të shkojnë deri në zonën ku banojnë edhe pse ata paguhen për këtë punë.
Nga vëzhgimi në terren edhe zona të tjera në qarkun e Elbasanit rezultojnë se nuk kanë kosha mbeturinash. Euronews Albania tentoi të kontaktojë me kreun e Njësisë Administrative Shushicë, por nga ky i fundit nuk u mor asnjë përgjigje.
LEXONI GJITHASHTU:
Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha