Vodhi një makinë dhe u arratis nga policia, arrestohet pas disa minutash 40-vjeçari

29 Prill 2023 | 10:43

Policia e Vlorës ka ndjekur për disa minuta një 40-vjeçar i cili vodhi një makinë dhe u largua me shpejtësi.

Ata mundën të arrestonin burrin i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e vjedhjes.

Automjeti i vjedhur, së bashku me një automjet tjetër, që dyshohet se përdori 40-vjeçari për t’iu afruar vendit ku kreu vjedhjen, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

40-vjeçari, pasi ka vjedhur automjetin tip “Suzuki”, në pronësi të shtetasit L. V., në vendin e quajtur “Llaman”, është larguar me shpejtësi, në aksin rrugor “Himarë-Sarandë”. Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të këtij shtetasi, dhe pas disa minutash, kanë bërë të mundur kapjen e tij, bën me dije policia.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026