76-vjetori i çlirimit, presidenti Meta: Duhet të ndalim shpopullimin e Shqipërisë

29 Nëntor 2020 | 11:06

76-vjetori i çlirimit e gjeti vendin në një gjendje tjetër jashtëzakonshme, jo ajo tradicionale siç shkruhet në librat e historisë, por me një armik të padukshëm që po gjunjëzon gjithë botën, COVID19.

Si çdo luftë që ka brenda shumë beteja, edhe ato me coronavirusin do të vijojnë çdo ditë dhe rezultati do të duket në shifrat e përditësimit nga Ministria e Shëndetësisë.

Për të dytin vit radhazi heronjtë u nderuan ndryshe. Një vit më parë ishte tërmeti që kishte gjunjëzuar vendin ndërsa sot coronavirus.

Zyrtarët më të lartë shtetëror vendosën kurora me lule pranë monumentin “Nënë Shqipëri“ në shenjë nderimi për dëshmorët e kombit.

Por, për krerët e institucioneve përulja përpara heronjve nuk u përkthye në përulje përballë njëri-tjetrit. Ilir Meta dhe Edi Rama zgjodhën të mos bënin paqe edhe në ditën e çlirimit gjë që u pa edhe në mënyrën se si u përshëndetën gjatë cereomonisë ndërsa Partia Demokratike vijon ta kundërshtojë datën 29 si ditë çlirimi.

Presidenti zgjodhi që urimin për shqiptarët ta jepte edhe përpara kamerave.

 “Duhet të marrim më shumë përgjegjësi që të ndalim shpopullimin e Shqipërisë nga të rinjtë në radhë të parë dhe nga të gjithë shqiptarët. Vetëm kaq orë të bëjnë të mundur që të edhe të gjithë ata që ka ikur të kthehen në vendin tonë dhe të kontribuojnë që Shqipërisë ta bëjnë si e gjithë Europa”, u shpreh Meta.

Ndërsa kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u shpreh: “Është detyra jonë që në këtë ditë përkujtimore, jo thjesht për të kujtuar, por është ditë që duhet të rrënjoset në mendjet tona, dhe sidomos klasës politike që të mos bëjmë më gabimet që kemi bërë.

Të mbyllim njëherë e përgjithmonë këtë situatë tranzicioni në këtë vit të mbrapsht apo edhe situata pas tërmetit të 26 nëntorit, për të ri-ngritur edhe njëherë pasionin, dashurinë për vendin”.

Ceremonisë festive iu bashkuan edhe nostalgjikët e regjimit diktaktorial. Me foto të ish-diktatorit në duar vijuan ritualin e përvitshëm pa iu trembur virusit pavarësisht se kjo është grup-mosha më e rrezikuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026