Siguria në punë në RMV, 567 persona kanë humbur jetën në 16 vite
Të jesh punëtor në Maqedoninë e Veriut do të thotë të punosh si në një zonë të minaur. Kështu vlerëson Millan Petkovski nga Shoqata për Mbrojte të punëtorëve gjatë punës. Gjatë shënimit të ditës ndërkombëtare për siguri dhe shëndet në punë, Petkovski kujtoi se shteti nuk po bën mjaftueshëm për ti mbrojtur punëtorët.
“Ne jemi shtet me rrezikshmëri të lartë në vendin e punës. Ka shumë më shumë gjasa që këtu të humbim jetën në vendin e punës, të sëmuremi apo lëndohemi. Po bëhemi të verbër ndaj fushës së minuar të quajtur vend pune. Ne duam të dërgojmë mesazh se siguria në vendin e punës është e drejtë themelore e njeriut që nuk mund të cenohet”, Petkovski.
Sipas të dhënave të Organizatës për Siguri në Punë, gjatë vitit të kaluar në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 22 persona persona të cilët simbolikisht u përkujtuan me nga një pemë të mbjellur për secilën jetë të humbur.
Në total në 16 vite kanë vdekur 567 punëtorë. Viti më i kobshëm ka qenë viti 2008 me 62 të vdekur, ndërsa në 2016 ka pasur numrin më të ulët, apo 19 të vdekur.
2008 – 62 të vdekur
2009 – 44 të vdekur
2010 – 45 të vdekur
2011 – 44 të vdekur
2012 – 44 të vdekur
2013 – 28 të vdekur
2014 – 42 të vdekur
2015 – 39 të vdekur
2016 – 19 të vdekur
2017 – 24 të vdekur
2018 – 33 të vdekur
2019 – 25 të vdekur
2020 – 25 të vdekur
2021 – 30 të vdekur
2022 – 22 të vdekur
Sektori më i rrezikshëm është bujqësia, apo pasojat fatale nga aksidentet me makinat e rënda punuese.
“Sektori civil është i vetmi i cili mban një regjistër për të gjithë ato viktima që kanë humbur jetën gjatë ushtrimit të punës së tyre apo që janë sëmurë rëndë si pasojë e punës që kanë bërë, ndërsa shteti deri më tani nuk ka vendosur asnjë regjistër kombëtar në të cilin do të evidentoheshin të gjithë ato punonjës që kanë humbur jetën gjatë orarit të tyre të punës”, tha Ferikan Iljazi, gazetare e Euronews.
Regjistri kombëtar sipas sektorit civil, është i domosdoshëm për të krijuar politika të mbrojtjes së punëtorëve dhe ndëshkimit të atyre që nuk mbajnë llogari për shëndetin dhe jetën e tyre.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur