Vdiq si hero duke shpëtuar fëmijën, mbahet ceremonia e varrimit për shqiptarin

29 Prill 2023 | 16:52

U mbajt këtë të shtunbë, në varrezat e Drenasit në Kosovë, ceremonia e varrimit të shqiptari Adem Qorri, i cili vdiq në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth një muaj më parë

40-vjeçari vdiq tragjikisht teksa shpëtoi nga mbytja shokun e djalit të tij të mitur.

Familjarët e Qorrit zbuluan pas ngjarjes dhe dinamikën e asaj që ndodhi, ku thanë se i afërmi i tyre u sakrifikua për të shpëtuar jetën e shokut të djalit të tij 10-vjeçar.

Ata pohuan se mëngjesin e të dielës i ndjeri së bashku me ekipin e futbollit amerikan ku stërvitej i biri 10-vjeç, ishin nisur për në plazh të Floridës për të festuar fitoren.

Si pasojë e rrymave djali i viktimës së bashku me një shok patën vështirësi dhe rrezikuan mbytjen.

Djali i viktimës u shpëtua nga trajneri. Ndërkohë që Qorri shpëtoi shokun e të birit por vetë nuk mundi dot të dilte për shkak të rrymave të forta.

“Ata kanë shkuar në plazh për të festuar me ekipin, djali i tij së bashku më një shok kanë qëlluar në ujë kur edhe rryma e ujit është aktivizuar. Djalin e tij e ka shpëtuar trajneri i ekipit, ndërsa Ademi ka hy ta shpëtojë shokin e të birit. Atë e ka shpëtuar, por vetë nuk ka pas mundësi të dali pasi rryma e ujit e fuqishme nuk e ka lejuar”, kanë deklaruar familjarët e të ndjerit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026