Prije e frikshme në RMV, 32 të vdekur nga Covid-19 në 24 orë

29 Nëntor 2020 | 19:56

Pandemia e Covid-19 vijon të marrë jetë njerëzish në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit ka kryer 2019 teste të dyshuara, ndërsa 820 prej tyre kanë rezultuar pozitivë, kurse 32 qytetarë kanë humbur jetën.

 Pavarësisht rritjes së infektimeve, prirja e të shëruarve ditët e fundit ka ardhur në rritje të konsiderueshme, kurse në harkun kohor të 24 orëve janë shëruar 895 pacientë.

Aktualisht në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut  janë diagnistikuar me coronavirus 61 543, që nga fillimi i pandemisë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 1731, shifër kjo tepër e lartë në krahasim me Shqipërinë dhe Kosovën.

Një tregues tjetër, i cili po shqetëson jo pak autoritetet ka të bëjë me numrin e rasteve aktive. Ministria e Shëndetësisë thekson se numri i personave aktivë në RMV ka shkuar 21 412.

Pas shtimi të rasteve të reja, qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli gjendjen e krizës në të gjithë territorin e vendit. Gjendja epidemiologjike në shtetin fqinj konsiderohet e rëndë, kurse shpallja e gjendjes së krizës është vetëm një prej masave që është marrë dhe do jetë në fuqi për 30 ditë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026