Rusia sulmon sërish Ukrainën, hedh raketa para agimit

1 Maj 2023 | 10:58

Rusia ka nisur një seri sulmesh me raketa në Ukrainë, duke sulmuar për herë të dytë në tre ditët e fundit para se të agonte mëngjesi.

Një person mbeti i vrarë në rajonin e Hersonit, ndërsa 25 persona, përfshirë këtu tre fëmijë, mbetën të plagosur në Dnipropetrovsk.

Forcat e armatosura të Ukrainës thanë se 15 nga 18 raketat e lëshuara u bllokuan nga mbrojtja ajrore ukrainase.

Një nga objektivat kryesore ishte qyteti Pavlohrad, pranë Dnjepërit. Një zyrtar i emëruar në atë zonë nga Rusia tha se ishin goditur burimet që do ta mundësonin një ofensivë ukrainase.

Duke shkruar në platformën Telegram, zyrtari Vladimir Rogov tha se raketat synonin infrastrukturën hekurudhore dhe depot e karburantit.

Nëntëmbëdhjetë blloqe apartamentesh të larta, 25 shtëpi private, gjashtë shkolla e kopshte dhe pesë dyqane mbetën gjithashtu të dëmtuara.

Administrata ushtarake ukrainase e Dnipropetrovsk e përshkroi atë si një “natë dhe mëngjes tragjik”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026