Bizneset nuk japin pagat e plota në bankë, punonjësit nuk denoncojnë

1 Maj 2023 | 16:06

Shqipëria përballet me probleme në tregun e punës. Shqetësim kryesor mbetet mosdeklarimi i pagës së plotë në bankë dhe mungesa e kurajës së punonjësve për të denoncuar fenomenin.

Punonjësit që paguhen në të zezë apo marrin gjysmën e parave në dorë dhe gjysmën në bankë kanë të drejtë të protestojnë në 1 Maj. Por, jo vetëm ata. Edhe të punësuarit që nuk kanë firmosur kontratë, përballen me orë të gjata pune dhe sjellje që bien në kundërshtim me kodin e Punës kanë po aq të drejtë të dalin në protestë.

Nëse kjo ndodh, dhe të të tjerë njerëz solidarizohen me ta, infromaliteti në punë mund të ulet, dinjiteti i punëtorit do të rritet dhe bizneset do të ndryshojnë mendësi në raportet e tyre.

Statistikat të sakta të shkeljeve në punë në Shqipëri nuk ka, por ka të dhëna që i evidentojnë ato. P.sh një dokument i qeverisë nxjerr se punësimi informal në sektorin jobujqësor ishte 29% në vitin 2021. Për këtë, tatimet u kanë dërguar letra 10 mijë bizneseve vitin e kaluar të rregullojnë deklarimet për pagat e punonjësve ku rezultojnë pedagogë, inxhinierë, mjekë e gazetarë me paga minimale. Vetë këta të fundit, nuk e denoncojnë këtë fenomen.

Edhe siguria në punë nuk garantohet nga firmat për punët e vështira, kur në vitin 2022, kanë ndodhur 184 aksidente, dhe kanë humbur jetën në vendin e punës 32 punonjës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026