KESH po shet në treg të huaj, maji nis me 2.6 mln euro shtesë

1 Maj 2023 | 16:35

Që nga muaji nëntor, Shqipëria është në një situatë të mirë të prodhimit dhe shitjes së energjisë elektrike. Me këtë ecuri, KESH ka arkëtuar edhe 2.6 mln euro të tjera këtë javë.

Shqipëria po prodhon energji elektrike, dhe një pjesë të saj që nga muaji nëntor po e shet në treg të huaj. I fundit është ankandi i hapur nga KESH në 30 prill, ku ka arkëtuar 2.6 mln euro për 40 mijë megavat energji të shitur.

Kjo tregon se hidrocentralet në Drin kanë ujë mjaftueshëm dhe për asnjë moment nuk është parë mundësia për të blerë nga tregu i huaj.

Prej 6 muajsh, të gjitha operacionet e  KESH kanë qenë vetëm në kahun e shitjes, nxitur kjo nga situata e mirë që kanë sjellë reshjet, duke i dhënë mundësi vendit të rikuperojë nga humbjet e vitit të kaluar, kur shpenzoi më shumë se 400 mln euro.

Çmimet e kësaj periudhe të energjisë elektrike në bursën shqiptare janë rreth 100 euro, po aq sa ato në bursën hungareze. Megjithatë, edhe pse bursa shqiptare është certifikuar tashmë, ankandi i fundit është realizuar përmes publikimit të njoftimit në faqen e internetit të kompanisë KESH, ndërsa çmimi mesatar me të cilin është shitur energjia varion nga 65 deri në 68 euro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026