Ukraina bojkoton garat në xhudo për shkak të atletëve rusë

1 Maj 2023 | 19:22

Atletët ukrainas do ta bojkotojnë Kampionatin Botëror të Xhudos, që do të zhvillohet këtë muaj në Katar, për shkak të shqetësimeve lidhur me pjesëmarrjen e atletëve rusë dhe bjellorusë.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) vendosi t’i lejojë atletët nga Rusia dhe Bjellorusia të garojnë si neutralë.

Vendimi do t’i lejojë xhudistët nga këto vende të marrin pjesë në kualifikimet për Lojërat Olimpike 2024.

“Ne kemi vendosur të mos marrim pjesë në Kampionatin Botëror”, tha të hënën Federata e Xhudos e Ukrainës.

Muajin e kaluar, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar rekomandoi që atletët rusë dhe bjellorusë të lejohen të garojnë nën një flamur neutral. Por, vendimi lidhur me pjesëmarrjen e tyre në Lojërat Olimpike Paris 2024 nuk është marrë ende, shkruan REL.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar rekomandoi gjithashtu që atletët dhe stafi i tyre që mbështesin në mënyrë aktive luftën në Ukrainë, ose që janë të kontraktuar me ushtrinë, të mos lejohen të konkurrojnë.

Megjithatë, Federata e Xhudos e Ukrainës pretendon se një numër i xhudistëve rusë të regjistruar për Kampionatin Botëror të Xhudos, i cili do të zhvillohet nga 7 deri më 14 maj, janë “ushtarakë aktivë”.

“Ne nuk shohim neutralitet, kushte të barabarta dhe një ‘urë drejt paqes’, siç thuhet në Rezolutën e IJF-së për pjesëmarrjen e ekipeve ruse dhe bjelloruse në Kampionatin Botëror në Doha”, tha Federata ukrainase.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026