Veliaj apo Këlliçi? Çfarë mund të ndodhë në 14 maj sipas Meri Shehut
Astrologia Meri Shehu teksa ka bërë parashikimin e yjeve për muajin maj, foli dhe në lidhje me zgjedhjet që do të zhvillohen këtë muaj, konkretisht për kandidatët për Bashkinë e Tiranës.
E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo theksoi se Belind Këlliçi në shenjën e Ujorit është reformist, ndërsa për sa i përket Erion Veliajt, në shenjën e Shigjetarit, ajo u shpreh se ai do të ketë një muaj të gjatë dhe me shumë fluks pune.
Astrologia nuk dha një përgjigje të prerë se kush do t’i fitojë zgjedhjet, por theksoi se në optikën e saj asnjë prej tyre nuk është kandidat i denjë.
“Belind Këlliçi, është reformist. Janë ca çështje këtu që ose nuk po bëhet politikë ose po bëhet politikë rruge. As njëri, as tjetri nuk është pretendent i denjë. Për ça të votoj unë. Këlliçi ka fat, është një moment i mirë. Në datën 14 mërkuri është i kundërt kur bëhen zgjedhjet dhe asnjëherë nuk marrim një rezultat të qartë. Do të ketë disa pengesa, që mund të kthehen mbrapsht zgjedhjet.
Erion Veliaj është në shenjën e Shigjetarit. Nëse fiton Veliaj, do të ketë një muaj të gjatë pune dhe shumë fluks. Do të kenë një ndërhyrje të punës me prapaskenat ose do të kenë një abuzim me punën. Një mandat i radhës i Veliajt do të jetë një euforizëm”- tha ajo.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)