“Do reformojmë policinë bashkiake”, Këlliçi takime në disa zona të Tiranës
Në vijim të fushatës së tij në Tiranë duke u takuar me qytetarët, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi është ndalur në zonat e “Xhamllikut”, “Selitës” dhe “5 Majit”.
Pyetjeve dhe kurioziteteve të qytetarëve për premtimin e tij më të bujshëm, për autobusin falas, Këlliçi sqaroi se ky angazhim i kushton fare pak buxhetit të bashkisë, ndërsa i shërben qytetarëve.
“246 milionë euro është buxheti i bashkisë. Autobusi falas kushton 16.5 milionë euro. Ta bëjnë llogarinë me mollë po deshën. 246 mollë është buxheti, 16.5 mollë është autobusi”- tha ai.
Nga Selita, ku mori denoncime për gjobvënien nga policia bashkiake, Belind Këlliçi, u angazhua që pas 14 majit, kjo polici të kthehet në shërbim të qytetarëve dhe jo në gjobvënëse të tyre.
“I them atyre qytetarëve që më shkruajnë, që më falënderojnë çdo ditë, për shkak se qëkur unë kam filluar të flasë, nuk janë më prezent policët bashkiak, janë zhdukur edhe nuk vendosin më gjoba për momentin, i them që kështu do të jetë edhe pas 14 majit. Me Belind Këlliçin kryetar bashkie Policia Bashkiake do të jetë polici komunitare. Do të jetë polici në shërbimin tuaj, jo t’ju gjobis ju, jo t’ju marri shpirtin ju”-u shpreh Këlliçi.
Ndërkohë, sa i përket ndërtesave që janë shembur nga bashkia e Tiranës apo ARRSH për shkak të ndërtimit të infrastrukturës së re, Belind Këlliçi tha se të gjithë ata banorë do të dëmshpërblehen me vlerën e tregut.
“U kemi dhënë premtimin në fakt, që unë kam kënaqësinë që ta përsërisë këtu para jush sot: do dëmshpërbleheni cent për cent me vlerën e tregut për shtëpinë tuaj. Kjo është e rëndësishme se është pasuria e një jete që ju keni. Unë kam përshtypjen se asnjë nga ju këtu nuk ka një shtëpi të dytë nëse ju është prish shtëpia. Ajo është gjithçka që keni pasur në jetën tuaj”- shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi