“Nuk ndërhyjmë tek euro”, Ibrahimaj: Kursi i lirë, masat merren vetëm në emergjencë

2 Maj 2023 | 15:52

Zhvlerësimi i euros në nivelet e sotme, me kurs këmbimi 110 lekë ka vënë në pozitë bizneset prodhuese dhe eksportuese që paguajnë faturat në valutë.

Për këtë shqetësim, ministrja e Financave thotë se do të ulet në tryezë me ta, por gjasat që të merren masa për forcimin e monedhës europiane janë shumë të vogla.

Nga ana tjetër, jo të gjithë humbasin nga forcimi i lekut dhe pikiata e euros. Për shembull, borxhi publik ka arritur të ulet ndjeshëm 3 muajt e parë të vitit 2023.

“Në tremujorin e parë, borxhi ndaj PBB ishte 63.27% të PBB, nga 64.58% që ishte në fund të vitit 2022. Sipas strukturës, pesha më e madhe është në borxhin e jashtëm. Këtu dua theksoj dhe peshën e kursit të këmbimit. Borxhi është i identifikuar dhe marrë në euro, kursi i euros ka sjellë dhe një rënie të borxhit publik”, tha ministrja.

Ka një shqetësim të përgjithshëm për luhatjen e euros, të cilën Shqipëria e përdor si mjet pagese për shumë transaksione, luhatje e cila për disa lidhet me sezonin e zgjatur turistik, dhe të tjerë me fushatën zgjedhore e paratë informale në treg.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026