Kandidati shqiptar në Greqi: Ja pse PASOK është partia e vetme që na ka mbështetur

2 Maj 2023 | 19:28

Fatos Malaj, kandidat shqiptar i PASOK tha në një intervistë për Euronews Albania se synon të jetë zëri i shqiptarëve në parlamentin grek.

Malaj u shpreh se është hera e dytë që kandidon për PASOK, pasi siç theksoi është e vetmja parti në Greqi që ka bërë më shumë për të drejtat e emigrantëve.

“Është hera e dytë që garoj me PASOK, jam anëtar prej 20 vitesh sepse është e vetmja parti që ka përkrahur emigrantët dhe u jep të drejtën e votës në pjesën organizative, zgjidhet dhe zgjedh. Është e vetmja forcë politike që iu dha të drejtën në 2010 emigrantëve për të votuar për zgjedhjet lokale pa pasur nënshtetësinë greke, është kjo forcë që në 2010 u dha të drejtën emigrantëve të brezit të dytë që të përfitojnë shtetësinë greke. Është kjo forcë që iu dha të drejtën e lëvizjes së lirë emigrantëve në 2010. Ndaj kërkoj votën e votuesve shqiptarë që janë pajisur me nënshtetësi greke që të jem zëri i tyre parlamentin grek”, tha Malaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023