Greqia nis fushatën zgjedhore, Zyla: Për kë do votojnë shqiptarët në shtetin fqinj
Menjëherë sapo kryeministri Kyriakos Mitsotakis i ka kërkuar presidentes shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në 21 maj, ka filluar edhe zyrtarisht fushata elektorale e partive greke.
Ndërkohë Luan Zyka, kreu i Komitetit Shqiptar në Selanikm, përshkroi qëndrimet politike të forcave politike kryesore greke ndaj emigrantëve shqiptarë.
Ndër të tjera ai shtoi se kanë bërë takime me të gjithë deputetët e krahëve politike, ndërsa kërkojnë që Greqia të jetë partnere strategjike e Shqipërisë dhe të mbështesë emigrantët shqiptarë.
“Ka dy këndvështrime. Emigrantët shqiptarë në kuptimin makro, i duhet një Greqi stabël, një Greqi demokratike dhe një Greqi që të jetë e sinqertë me emigrantët shqiptarë. Ne këtë e kemi vënë para të gjithë deputetëve. Kemi bërë takime me të gjithë deputetët e krahëve politikë. Ne kërkojmë një Greqi miqësore dhe partnere strategjike e Shqipërisë. Në këtë kuptim partia e Mitsotakis e ka treguar këtë, ndërsa ka akoma probleme përsa i përket ndikimit të drejtpërdrejt te jeta e shqiptarëve. Është votuar një ligj për emigrantët dhe pas zgjedhjeve do të bëjmë ç’të jetë e mundur që ky ligj të zgjidh problemet e emigrantëve shqiptarë, në drejtimin e legjitimitetit të tyre, nënshtetësinë dhe pensioneve. Këto të tjera janë të dënueshme nga legjislacioni europian”- tha ai.
Në mënyrë simbolike kreu i qeverisë që synon një katërvjeçar të dytë ka zgjedhur vendlindjen e tij në Hania të Kretës ku ju ka kërkuar votën përkrahësve të tij për të realizuar programin e konservatorëve që sipas tij do ta bëjë Greqinë edhe me të fortë ekonomikisht.
Ndërsa Aleksis Tsipras, rivali i tij kryesor dhe kreu i partisë më të madhe opozitare Syriza, ka paralajmëruar nga një miting në një lagje periferike të Selanikut se sistemi Mitsotakis në fuqi do të përdorë çdo lloj mjeti për të mbajtur pushtetin, ndaj ka kërkuar fitore të partisë së tij që do të sjellë ndryshimin.
LEXONI GJITASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona