Guterres: OKB do të qëndrojë në Afganistan por fondet po shterojnë
Kombet e Bashkuara do të qëndrojnë në Afganistan për të ofruar ndihma për miliona afganë të dëshpëruar, por fondet po shterojnë, tha të martën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Guterres foli pas një takimi të përfaqësuesve të më shumë se 20 vendeve në Doha të Katarit për të diskutuar një qasje të përbashkët ndërkombëtare ndaj Afganistanit.
Ai tha se shqetësimet për stabilitetin e vendit po rriten.
“Ne qëndrojmë (në Afganistan) dhe jemi të vendosur të kërkojmë kushtet e nevojshme për të vazhduar… pjesëmarrësit ranë dakord për nevojën për një strategji angazhimi,” tha Guterres.
“Urdhri i talebanëve që ia ka ndaluar grave afgane punën në OKB ishte një shkelje e të drejtave të njeriut. Ne kurrë nuk do të heshtim përballë sulmeve të pashembullta sistematike ndaj të drejtave të grave dhe vajzave”, tha ai.
Guterres theksoi se takimi nuk kishte për qëllim njohjen e administratës së talebanëve, gjë që asnjë vend nuk e ka bërë zyrtarisht ende.
Ai tha se ishte i hapur për të takuar zyrtarë talebanë kur do të jetë momenti i duhur për ta bërë këtë, por sipas tij “sot nuk është momenti i duhur”.
Administrata talebane thotë se respekton të drejtat e grave në përputhje me interpretimin e tyre të ligjit islamik dhe se territori i Afganistanit nuk do të përdoret për militantizëm ose dhunë kundër kombeve të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 07:21 Dhunohet një efektiv i Policisë Rrugore në Shkodër, autorët në kërkim
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë