Nga Bangladeshi për pasaportë shqiptare?! Avokati: Mund të na përdorin si tranzit
Juristi Redi Ramaj tha në “Good Morning Albanians”, se shumë persona që vijnë në vendi tonë nga Bangladeshi apo nga Filipinet, vijnë vetëm për ta përdorur Shqipërinë si vend tranzit.
Ai tha se në këtë rast qeveria duhet të studiojë se kujt po i jep nënshtetësi, pasi nuk është në interesin tonë që Shqipëria të përdoret thjesht si një vend kalimtar.
“Më tepër doja të thoja se duhet ta studiojë qeveria nëse kemi interes ne t’i thithim këta persona, kemi interes të thithim persona nga Europa e Lindjes apo kemi interes të marrim persona nga Bangladeshi apo nga Filipinet. Pse? Sepse disa nga këta shtetas që vijnë nga vende të varfëra të botës mund ta përdorin Shqipërinë vetëm si tranzit, nuk do ta përdorin si vendbanim të qëndrueshëm.
Nuk është në interesin e Shqipërisë që të përdoret si vend kalimtar për të përfituar një pasaportë dhe më pas të largohen, të përfitojnë nga lehtësirat që mund të japë Shqipëria”,-tha Redi Ramaj për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset