Bursat e ekselencës, studentët duhet të punojnë 3 vite në administratë
160 studentë kanë marrë bursat e ekselencës. Bursa përfitojnë edhe studentët që kanë marrë çmime në olimpiada ndërkombëtare.
“Problemi kryesor ka qenë teknik dhe vjen nga universitetet, pasi fondi u ka shkuar pavarësisht vonesave ata nuk i kanë humbur bursat. Studentët morën 1 milion e 700 mijë lekë për të gjithë muajt. Është llogaritur me nivelin e pagës në shtator. Këto muaj do jenë me 40 mijë lekë në muaj,” – tha Artan Spahiu, drejtor i AKFAL.
Bursa e ekselencës, është për 3 kategori studentësh, të cilët duhet të përmbushin disa kritere, për ta përfituar.
“Studentët ekselentë duhet të kenë mesataren 10 nga matura dhe mesataren e maturës 9.5 e lartë. Nuk ka rëndësi në çfarë programi studiojnë, ata që janë në prioritetet kombëtare duhet të vijnë me një mesatare nga matura edhe provimet 8.5 e lartë. Janë dhe maturantët që kanë fituar 1 në 3 çmime në olimpiada ndërkombëtare. Pavarësisht mesatares mund të zgjedhin të bëhen pjesë nëse studiojnë në programe që përputhen ne fushën ku kanë fituar,” – sqaroi Spahiu.
Të gjithë studentët përfitues nuk paguajnë tarifën e universitetit, si dhe duhet të ruajnë mesataren për 3 vitet akademike. Ndërkohë në marrëveshjen e firmosur midis tyre, universiteteve dhe Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, thuhet se në përfundim të studimeve, ata brenda një afati kohor prej 6 vitesh, duhet të punojnë 3 vite në administratën publike.
LEXONI GJITHASHTU:
Balla në PE: Zona e investimit në Zvërnec nuk ka lidhje me deltën e Vjosës
Sezoni veror, kufizohet qarkullimi për mjetet e rënda, policia njofton datat dhe oraret e përcaktuara
Gjenerali Eric Wendt konfirmohet si Ambasador i SHBA-së në Shqipëri
- 10:21 Balla në PE: Zona e investimit në Zvërnec nuk ka lidhje me deltën e Vjosës
- 10:11 Sezoni veror, kufizohet qarkullimi për mjetet e rënda, policia njofton datat dhe oraret e përcaktuara
- 09:36 Cisternat e para me naftë iraniane largohen nga Ngushtica e Hormuzit
- 09:27 Dita e fundit e samitit të G7 përqëndrohet te mediat sociale, Macron fton Trumpin në darkën e Versajës
- 09:25 Nafta bie në nivelin më të ulët tremujor me shpresat për rihapjen e Hormuzit
- 09:16 Rama nga Berlini: Pasuritë tona lakmohen nga Rusia dhe Kina, por e ardhmja jonë është me Europën