Çertifikohen 30 rojet e para bregdetare, studentë të Universitetit të Sporteve

19 Prill 2023 | 12:08

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, kanë shpërndarë çertifikatat e para të rojeve bregdetare për 30 studentët e Universitetit të Sporteve, të cilët janë trajnuar dhe çertifikuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore.

“Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, në bashkëpunim me Universitetin e Sporteve dhe nën drejtimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, tashmë kanë lidhur një bashkëpunim, i cili do të jetë i qëndrueshëm, sepse kualifikimi i rojeve bregdetare është një ndër aspektet që garanton sezon turistik të sigurt. Plazhet bëhen më të sigurta duke pasur roje bregdetare të cilat janë të çertifikuara. Janë rreth 900 studentë që i janë bashkuar thirrjes së shpallur dhe sot kemi 30 studentët e parë të cilët janë çertifikuar si roje bregdetare”,- tha Ministrja Manastirliu.

Duke e konsideruar një garanci të shtuar sigurie çertifikimin e rojeve bregdetare, Kumbaro tha se me vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave, do lejohet ndërhyrja ndaj operatorëve që nuk e zbatojnë prezencën për vrojtuesit, duke ju hequr të drejtën e menaxhimit të plazhit.

“Është një treg në rritje, se tashmë janë operatorët ata që për të tërhequr klientelën i thonë kemi dhe shezlong, kemi dhe restorant, po kemi dhe vrojtuesin e plazhit në stacionin tonë, që është garanci për juve. Dhe e kemi të vendosur me ligj dhe e ne e kontrollojmë tani. Kemi bërë dhe një ndryshim në vendimin e Këshillit të Ministrave që ndërhyrja jonë ndaj operatorëve që nuk e zbatojnë prezencën e rregulluar me një kontratë pune për vrojtuesit, I’u ndërpritet atyre kontrata e stacionit të plazhit”,- tha Kumbaro.

Në kuadër të planit të masave për një sezon turistik të sigurt, Ministrja Manastirliu beri me dije dhe hapjen e qendrave shëndetësore verore.

“Ne do të hapim, ashtu sikurse kemi bërë çdo vit, 29  qendra shëndetësore verore në të gjithë  bregdetin, por edhe në zonat malore, në të cilët do të ofrojnë shërbime për pushues, turistë vendas dhe të huaj, me rreth 160 mjekë dhe infermierë”,- tha Manastirliu.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026