Raporti i FMN-së, Basha: Konfirmoi atë që kërkojmë prej muajsh, qeveria të japë ndihmë financiare për familjet
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në Facebook thekson se raporti i FMN-së për Shqipërisë konfirmon ndihmën financiare që qeveria duhet t’u japë familjeve shqiptare.
Sipas Bashës, Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet
“Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport kritik mbi situatën ekonomike në Shqipëri. Raporti konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë: të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare.
Raporti thekson: “Paketat e mbështetjes COVID-19 të Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e atyre në tregjet në zhvillim dhe Ballkanin Perëndimor”. Shqipëria është ndër vendet që ofrojnë ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët!
Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet”, shkruan kryedemorati.
Ky reagim i kryedemokratit vjen pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi raportin për Shqipërinë, ku thuhet se pandemia Covid bëri që deficiti të arrijë në 10 për qind të PBB-së.
Në raport theksohet se Shqipëria, me paketat e ndihmës që dha qeveria për qytetarët dhe bizneset, rezulton vendi me asistencën më të vogël financiare në rajon.
Lexoni gjithashtu:
Paketat e ndihmës, FMN: Shqipëria vendi i fundit në rajon, ekonomia bie -7.5%
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve