“Burri më i fortë që kemi në qeveri”, Rama përgëzon Ballukun në Dibër
3 Maj 2023 |
20:42
Kryeministri Edi Rama ishte në qarkun e Dibrës në kuadër të fushatës elektorale bashkë me Belinda Ballukun, përfaqësuesen politike të Partisë Socialiste në këtë qark.
Ndërsa bëri thirrje për të mos votuar kandidatët e opozitës, Rama komplimentoi Ballukun për punën e saj.
“Ky qark ka një avantazh tjetër, që ka Belindën këtu, që është burri më i fortë që kemi në qeveri, përveçse është dhe grua, dhe nënë, dhe shoqe. Është kokëderre e madhe si person dhe e keni parë që sa shumë rri këtu me ju, jo tani, por që kur ka ardhur e deleguar. Sa herë ndodh që e kërkoj më thotë jam në Dibër dhe realisht kemi vendosmërinë bashkë me Belindën, bashkë me gjithë të tjerët që t’i japim një shtysë shumë të fortë këtij qarku,” – u shpreh Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet