Masakra në Beograd, Rama: E trishtë, ngushëllimet e mia më të thella

3 Maj 2023 | 14:36

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për masakrën në Serbi ku një 14-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri dhe ka ekzekutuar 9 persona në një shkollë fillore.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Rama shkruan se ngjarja është jashtëzakonisht e trishtueshme ndërsa shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave.

“Është jashtëzakonisht e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme pa dallim në një shkollë të Beogradit. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e viktimave, si dhe për popullin dhe autoritetet serbe. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve në këtë ngjarje tragjike”- shkruan Rama.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e ditës së sotme ku 7 vajza, një djalë dhe një roje mbetën të vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një 14-vjeçar.

Ndërkohë 6 fëmijë të tjerë dhe një mësues kanë mbetur të plagosur.

Ai shtoi se gjashtë fëmijë janë thirrur në spital, si dhe një mësues të cilët aktualisht ndodhen në spital.

Aktualisht autori i ngjarjes i mituri i identifikuar K.K është arrestuar ndërkohë mediat kanë publikuar dhe pamje nga momenti i arrestimit.

LEXONI GJITHASHTU: 
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026