“Hapet tuneli i 7 në rrugën e Arbrit”, Balluku: Dibër-Tiranë shkohet për 1 orë

3 Maj 2023 | 14:36

Zëvendës-kryministrja Belinda Balluku në një lidhje direkte për Euronews Albania nga Rruga e Arbrit tha se ditën e sotme do të hapet edhe tuneli i 7 i kësaj rruge.

Ajo tha se me hapjen e këtij tuneli rruga nga Dibra për në Tiranë do jetë më pak se 1 orë e 20 minuta.

“Rruga e Arbrit vazhdon të mbetet në fokusin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, është një nga projektet më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik. ka qenë një projekt kompleks, me gjeologji komplekse të cilat kanë kërkuar fokusin e gjithë grupeve inxhinierike e nga ana tjetër edhe supervizimin tim personal.

Këtu jam në tunelin e 7 i cili do hapet sot për herë të parë. Me hapjen e kësaj pjese të rrugës së Arbrit nga Dibra në Tiranë do jetë më pak se 1 orë e 20 minuta, pasi do evitohet qafa e Buallit”,- tha Belinda Balluku.

E pyetur se kur do përfundojë rruga e Arbrit, ministrja Balluku tha se me hapjen e  tunelit të 7 projekti quhet i përfunduar, por ende nuk është hapur tuneli i murrizit. Sipas saj në këtë tunel pritet të hapen edhe 300  metra, të cilat mund të marrin edhe disa muaj.

“Rruga e arbrit me këtë pjesë si projekt quhet i përfunduar përveç tunelit. Tuneli i murrizit është një gjeologji problematike e cila nuk është shfaqur gjatë studimit gjatë kur u bë në vitin 2017-2018, sot kompania e cila punon pa marrë shtesë fondesh, rruga e Arbrit kushton aq sa është firmosur kontrata.

Po çështja e tunelit është çështje teknike, ka të bëjë me probleme inxhinierike. unë nuk mund të jap afate, por duhet të them se tuneli i emergjencës, ai që është 3.1 kilometra  është i hapur tej e tej. ndërkohë kemi 300 metra në tunelin e murrizit, të cilat mund të zgjasin edhe disa muaj”,- tha Belinda Balluku

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024