Berisha paralajmëron Ramën: Po regjistroj gjithçka, ke sjellë banda nga Dubai

3 Maj 2023 | 22:40

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në “Now me Erla Mëhillin” se po regjistron gjithçka dhe është i përgatitur me prova implikuese për kryeministrin Rama.

Sipas Berishës, kryeministri ka sjellë banda nga Dubai për zgjedhjet e 14 majit.

“Unë po bëj fushatën dhe po regjistroj gjithçka. Sigurisht që do i denoncoj. A e morët vesh që erdhën nga Dubai? Po regjistrojmë çdo gjë, për këtë të garantoj. I sollën bandat për zgjedhjet, do i fotografojmë. Për zgjedhjet i sollën, s’ka diskutim ajo punë. I mori, i nxori nga burgjet para zgjedhjeve, janë të gjitha të regjistruara. Iu them që angazhimi i tyre në fushatë elektorale do të konsiderohet nga ne krimi më i rëndë dhe është absolutisht më i rëndë se çdo krim tjetër,” – deklaroi Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026