Tentohet të grabitet një bankë në Prizren, autori sherr me punonjësin e sigurisë

4 Maj 2023 | 11:29

Një person i paidentifikuar ka tentuar të grabisë me armë një filial banke në qytetin e Prizrenit.

Mediat e Kosovës  bëjnë me dije se grabitësi pasi ka hyrë në ambientet e bankës, ka kërcënuar me armë punonjësin e sigurisë dhe më pas është konfrontuar fizikisht me të.

Si pasojë e konfrontimit fizik është lënduar punonjësi i sigurimit.

Pas kësaj autori i dyshuar është larguar nga filiali i bankës pa mundur të realizojë objektivin. Policia e Kosovës ka identifikuar autorin, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026