Dekreti për ligjin e policisë, Komisioni i Sigurisë rrëzon Metën, shumica socialiste: S’ka prapaskena

1 Dhjetor 2020 | 11:04

Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare ka rrëzuar dekretit e Presidentit Ilir Meta, i cili kishte kthyer për rishqyrtim ligjin për policinë.

Me shumicë votash shumica socialiste ka hedhur poshtë këtë dekret ndërsa “pro” tij ishte vetëm deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi.

Sipas shumicës socialiste, argumentet e Presidentit se ndryshimet kanë qëllim të kthejnë policinë në instrument politik janë “teori konspirative” teksa shtuan se ligji nuk ka prapaskena.

“Këtu nuk konstatojmë të ketë prapaskena të prezumuara kur gjithë veprimtaria dhe kërkesa e kësaj dispozite janë për të garantuar një adresim të qetë dhe të rregullt të procesit zgjedhor dhe në këto argumenta ka ecur me teori subjective, konspirative. Përsëri konstatojmë të mos ketë referenca konkrete ligjore,” – u shpreh deputetja socialsite Antoneta Dhima.

Në të linjë ishte dhe arsyetimi i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili ndalur tek një nga argumentet e dhëna nga presidenti se ndryshimet në ligj do përdoren për shantazh policor në zgjedhje tha se gjithçka është produkt i fantazisë.

Gjithashtu Lleshaj shtoi se sot policia shqiptare ka më pak kompetenca se në vendet e tjera të BE.

“Në vlerësimin tim kthimi I ligjit për policinë e shtetit nga presidenti është një tjetër akt me natyrë të mirëfilltë politike dhe vetëm politike nga ana e tij. E gjithë përpjekja për të justifikuar këtë akt është bazuar në fakte të pavërteta dhe në interpretime spekulative. Arsyeja pse kemi ardhur në kuvend me ndryshimet e ligjit lidhet me një fakt të thjeshtë, me kodin e procedurës penale. Policia jonë nuk ka atribute kësaj natyre sa policitë e tjera,” – u shpreh Lleshaj.

Në ndryshimet e propozuara në ligjin e policisë, uniformave blu i jepen atribute për mbikëqyrjen të posaçme ndaj subjekteve të krimit organizuar si dhe prania e efektivëve jashtë qendrave të votimit gjatë procesit zgjedhor.

Pas rrëzimit të dekretit ky ligj tashmë pritet të kalojë në komisionin e ligjeve e më pas në Kuvend për tu rivotuar.

 

Lexoni gjithashtu:

Meta kthen për rishqyrtim ndryshimet e ligjit të policisë

Shtyrja e ndryshimeve ligjore, Alket Hyseni siguron: Miratohen brenda vitit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026