Me video/ Gazetari shpjegon live se si votohet elekronikisht

4 Maj 2023 | 13:05

Vora, Kamza dhe Elbasani janë tre  bashkitë në të cilat në 14 maj, qytetarët e këtyre bashkive do t kenë mundësi të votojnë elektronikisht.

Gazetari Ardit Hoxha ka treguar përmes videos se si qytetarët mund të votojnë.

Qytetarët pasi shkojnë në qendrën e votimit pasi  kanë përfunduar proceset e identifikimit elektronik, shkojnë në kutinë e votimit (elektronike).

Pranë kutisë ndodhet një buton jeshil që shtypet nga njëri prej komisionerëve e jo nga votuesit. Më pas shfaqet fleta e votimit ku qytetari ka mundësinë që të zgjedhë se për kë parti të votojë.

Vlen të theksohet se komisioneri pasi i shfaq fletën e votimit qytetarit largohet në mënyrë që vota të mbetet e fshehtë.

Pasi voton në ekran për kryetarin e Bashkisë,  shfaqet opsioni konfirmo votën. Pasi qytetari  konfirmon votën në ekran shfaqet dhe fleta e votimit me kandidatët për këshillin bashkiak ku qytetari do të bëj zgjedhjet e tij duke klikuar mbi ekran.

Më pas do shtyp butonin konfirmo. Pas këtyre  veprimeve dy fletët e votimit printohen dhe automatikisht kalojnë në kuti, e cila do të jetë e mbyllur dhe me kod sigurie.

Në total vlen të theksohet se do të jenë në total 401 qendra votimi që do të pëdoren pajisjet elektronike në tre Bashki.

Rezultatet për Bashkinë e Kamzës, Vorë dhe Elbasan, rezultati i zgjedhjeve do të mësohet brenda ditës, vetëm 30 minuta pasi të përfundojë procesi i votimit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026