Zgjedhjet e 25 prillit, publikohet ekstrakti i tretë i listave zgjedhore

1 Dhjetor 2020 | 12:39

Ministria e Brendshme ka publikuar ekstraktin e tretë të listave zgjedhore për zgjedhjet e datës 25 Prill 2021.

Ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhor u publikua në 5 tetor 2020, ndërsa ekstrakti i dytë në 2 nëntor 2020.

“Zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e tretë të përbërësve zgjedhore sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial. Ky ekstrakt, si edhe dy të parët, firmoset nga Kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive/njësive administrative/në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun, ku çdokush mund të verifikojë emrin në listë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme.

Kështu duke nisur nga data 4 dhjetor 2020, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile do të nisë verifikimet për publikimin e listës së tretë të zgjedhësve.

Procesi i hartimit të Listës së Zgjedhësve kryhet nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të KQZ-së, me akses të plotë në çdo etapë të këtij procesi.

“Çdo qytetar mundet të verifikojë edhe online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=1241

Për çdo paqartësi ose problem që lidhet me listën zgjedhore, ftohen qytetarët të kontaktojnë me Zyrat e Gjendjes Civile përkatëse, ose të drejtohen në adresën zyrtare të MB [email protected]”, thuhet më tej në njoftim.

Lexoni gjithashtu:

Gjosha: LSI synon vota majtas, presim rezultat historik më 25 prill

Zgjedhjet e 25 prillit, Tiranës i shtohen dy mandate deputeti

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026