QKRMT: Të rishikohet aktakuza për infermieret që sulmuan të moshuarën
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ka reaguar pas aktakuzës lidhur me rastin e ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, kur një e moshuar rezidente ishte keqtrajtuar fizikisht nga stafi i kësaj shtëpie.
QKRMT i ka bërë thirrje Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Gjykatës Themelore në Pejë, që ta rishikojnë këtë aktakuzë dhe të ri kualifikojnë veprën penale, sepse dhuna e përdorur ndaj të moshuarës është bërë në institucion të licencuar nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe personat që kanë ushtruar dhunë ndaj të moshuarës kanë qenë të punësuara në atë institucion.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Pejë, ndaj 3 infermierëve të kësaj shtëpie është ngritur aktakuza për veprën penale “Sulmi”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Bazuar në pamjet e publikuara në media shihej qartë përdorimi i dhunës dhe poshtërimi ndaj të moshuarës në ambientet e Shtëpisë së të Moshuarve në Pejë.
QKRMT kishte kërkuar që veprimet ndaj të moshuarës të trajtohet si vepër penale: “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” (neni 195), apo të “Torturës” (neni 196) pasiqë veprimet ndaj të moshuarës kishin edhe elemente të torturës. QKRMT i bën thirrje Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Gjykatës Themelore në Pejë, që ta rishikojnë këtë aktakuzë dhe të ri kualifikojnë veprën penale, sepse dhuna e përdorur ndaj të moshuarës është bërë në institucion të licencuar nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe personat që kanë ushtruar dhunë ndaj të moshuarës kanë qenë të punësuara në atë institucion.
Për më tepër, QKRMT ka përgatitur një analizë ligjore rreth trajtimit të këtij rasti, të cilin mund ta gjeni të bashkangjitur.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut