“Më mallkuan”- Çiljeta pas daljes me Veliajn: PS kishte kulturë në të sharë

5 Maj 2023 | 13:40

Këngëtarja Çiljeta Çilaga, ishte e ftuar këtë të premte në Euronews Albania ku komentoi përkrahjen publike që ajo dha pak ditë më parë për kandidatin e PS-së për Tiranë, Erion Veliajn.

Çiljeta tha se pas daljes në krah të Veliajt, pati një lumë sharjesh dhe mallkimesh në adresë të saj, nga ana partisë që ajo kishte mbështetur ndër vite.

Çiljeta zbuloi se mallkimet shkonin deri te familjarët e sah duke u shprehur tepër e zhgënjyer nga Partia Demokratike dhe simpatizantët e të djathtës.

“Unë dola dhe përpara dy viteve me Veliajn, se kuptoj pse këtë herë u bë shumë e zhurmshme. Padiskutim pati një impakt shumë të madh, komentet kanë qenë të pafundme. Vetëm me një ndryshim shumë të madh, kur isha në kohën e PD-së, PS-ja kishte një kulturë në të sharë, ndërsa këta të mitë e dikurshëm kishin një mllef të tmerrshëm deri te mallkime për fëmijët. Instagrami ishte i mbushur me mallkime për mua për djalin që unë kam vënë duart në kokë dhe tani do ta quaj “Partia e Mallkimeve”. Kur pashë ato komente nuk kam asnjë pishman dhe asnjë peng, nuk kisha asnjë gjë të brendshme që të më stepte. Jam shgumë e zhgënjyer realisht nga ata që unë kam dashur aq shumë dhe kam mbështetur aq shumë”, tha Çilaga.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026