Veliaj me forumin e gruas në Kavajë: Duhet të shkojmë përpara
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me Forumin e Gruas në Kavajë, ku vuri në dukje se qyteti ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm nën drejtimin e kryetarit Redjan Krali, i cili kandidon për një mandat tjetër në 14 Maj.
“Pyetja është se çfarë vendimi do marrim pas 10 ditësh? Do shkojmë mbrapa apo do të vazhdojmë përpara? Më kujtohet Kavaja kur plehrat ishin mullar, kurse sot Kavaja është më e pastër dhe ky është fakt. Asnjëherë nuk mjafton, por vetëm duke ecur përpara gjërat mund të bëhen më mirë,” – u shpreh Veliaj.
Veliaj kërkoi votëbesimin për një mandat tjetër të PS-së në Kavajë duke argumentuar se kundërshtarët nuk e meritojnë pasi ata e braktisën detyrën dhe nuk ndihmuan askënd.
“Kemi përballë disa njerëz që nuk i pamë për 4 vite dhe këto vite nuk ishin dosido. Ikën nga Parlamenti, ikën nga këshillat bashkiakë, ikën nga gara për bashkinë. Mund të kishin dhënë një pako ushqimesh, mund të kishin ndërtuar një shtëpi, se gjersa kanë para për stadiumin “Arena Kombëtare”, gjersa kanë para për gjithë ato ekrane, gjersa kanë para për gjithë ato lukse, gjersa kanë para për gjithë ato parada makinash, nuk kishin këta para për një shtëpi? Nuk e bënë! 4 vjet morën mungesë. Ne votat i kemi vetëm për Redin dhe Partinë Socialiste sepse ai nuk iku, nuk i bishtnoi detyrës, nuk u shmang, nuk u dorëzua, nuk u tërhoq,” – deklaroi Veliaj.
Ai gjithashtu tha se opozita e kërkon bashkinë e Kavajës për të përdorur administratën e saj për të mbushur sheshet e protestave në Tiranë e për të rrëzuar qeverinë.
“Këta thonë na jepni Kavajën që të rrëzojmë qeverinë dhe Edi Ramën. Si u rrëzonka qeveria nga një bashki, këtë nuk e di! Pyetja është, Saliut, që vrau njerëz me plumba në mish, a mund t’ia besoni fëmijët tuaj njësoj siç ia besoni atij që bën çerdhe, kopshte dhe shkolla?” – tha Veliaj.
Veliaj ngriti pikëpyetje edhe sa i takon fondeve, që Berisha dhe Meta po përdorin për fushatë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë