Strehëz për qentë endacakë, Veliaj: Qendra ofron kujdes mjekësor dhe vaksinim
Një strehëz veterinare që do t’iu vijë në ndihëm kafshëve të rrugës në kryeqytet është çelur në Tufinë.
E konceptuar si “shtëpizë e përhershme” për qentë endacakë, por edhe si qendër veterinare, aty do të kryhen proceset e sterilizimit, vaksinimit dhe matrikulimit.
“Vitet e fundit kemi trajtuar 6 mijë qen në situatë rruge, të cilët janë vaksinuar dhe kanë marrë shërbimin mjekësor, e më pas janë adoptuar. Sigurisht, tani që kemi një hapësirë më dinjitoze, ky proces ndodh me kushte shumë herë më të mira, por krijon edhe një mundësi për të ftuar njerëz për t’i parë, për t’i inkurajuar që të lidhen me botën e kafshëve, sidomos fëmijët”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.
Kryebashkiaku cilësoi se ky projekt do ta bëjë Tiranën më të mirë.
“Të adoptojmë një kafshë është gjëja më e mirë që mund të bëjmë, që të mos kemi situata problematike dhe kini besim, vetëm besimi mes institucioneve, mes qytetarëve, mund të realizojë ato gjëra që më përpara kanë qenë të pamundura”, u shpreh Veliaj
Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, do të trajnojë edhe studentë të kësaj shkolle si “kujdestarë” për qenushët.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë