Masakra në Serbi, ylli i basketbollit amerikan merr përsipër shpenzimet funerale
Tragjedia e 3 majit e regjistruar në Beograd, ku një 14-vjeçar vrau me armë zjarri 8 nxënës dhe rojen e shkollës ka shokuar mbarë opinionin publik. Ngjarja u përhap menjëherë në mediat evropiane ku reagimi ka qenë i madh. Njëri prej tyre ishte dhe ylli i basketbollit amerikan Luka Donçiç, i cili shprehu ngushëllimet për ngjarjen, nga e cila ndihet i shokuar.
“Jam i shokuar nga të shtënat me armë në Serbi dhe humbja e jetëve të pafajshme. Lutjet e mia shkojnë për familjarët dhe komunitetin e prekur nga kjo tragjedi”, deklaroi ai.
Më tej 24-vjeçari ka shprehur gatishmërinë për të paguar funeralet e viktimave të regjistruara, si dhe të ofrojë ndihmë për personat e tjerë.
“Nëpërmjet fondacioneve unë jam duke gjetur mënyra të menjëhershme dhe afatgjata për të mbështetur studentët, pedagogët dhe familjet e prekura nga të shtënat në shkollën fillore Vladislav Ribnikar”, tha ai.
I shokuar nga tragjedia është parë dhe ylli tjetër i basketbollit amerikan, Nikola Jokic.
Kujtojmë se një masakër tjetër ndodhi në Serbi këtë të premte, ku 21 vjecari Urosh B, vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë në fshatin e tij pranë Beogradit.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni